Një i ri nga Saranda ka vendosur ta zbresë në gjendje të dehur Tomorrin, pasi ka qenë aty për peligrinazhin e njohur bektashi.
Për pasojë, para i ka dalë policia që ia ka frenuar “turravrapin” mbi katër rrota, pasi ka rënë në sy për të qënit anormal në timon.
Kjo i ka kushtuar deri dhe prangat, sipas asaj ç’informon Policia.
“Shtetasi H.B., 30 vjeç, nga Saranda, duke zbritur nga Mali i Tomorrit me automjetin tip Nissan dhe me katër pasagjerë, rreth orës 15:00 të ditës së sotme është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore Berat duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë dhe gjatë kryerjes së alkooltestit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën testi i parë 0.85mg/l dhe testi i dytë 0.91 mg/l, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës”, thuhet në njoftimin zyrtar policor. /sarandacity.al/