Flamur Golemi, një tjetër mjek në Jug që i është besuar qeverisja e një qytetit, pra si kryebashkiak i Gjirokastrës, e sheh me optimizëm atë që tjetërkush e sheh me pesimizëm: efektin negativ që mund të ketë segmenti Kardhiq – Finiq për qytetin e gurtë, pasi rruga drejt Sarandës nuk do e përshkojë më.
Për Golemin, Kardhiqi e bën Gjirokastrën me det.
“Kjo rrugë na bën me det dhe kjo i jep një tjetër dimension Gjirokastrës”, tha Golemi, duke qenë në krah të ministres Balluku gjatë një inspektimi të tunelit të Skërficës.
Edhe pse Gjirokastra është ndër qytetet më të goditura nga ikjet, për kryebashkiakun e saj atmosfera turistike është shumë premtuese.
“Edhe pse në një vit të vështirë të kemi më shumë se 30-40 mijë turistë, në një periudhë 2-mujore.
Në fundjavë, në Gjrokastër nuk gjen struktura akomoduese të paprenotuara”, ishin deklarimet e Golemit. /sarandacity.al/