Ka befasuar DASH (Departamenti Amerikan i Shtetit) me paralajmërimin përcjellë shtetasve të saj në Shqipëri, duke iu thënë se nuk duhet të shkelin në Lazarat. Pikërisht për shkak të asaj se për ç’është njohur në vite ky fshat, por që prej 2014-ës nuk është më i tillë.
Është ambasada amerikane në Tiranë që ka shpërndarë Këshillimin e Udhëtimit për Shqipërinë, të përditësuar nga DASH, ku apelohet që amerikanët të rishqyrtojnë udhëtimet në Shqipëri për shkak të rritjeve të rasteve të reja me Covid-19, ku më tej veçohet dhe Lazarati.
“Situata e sigurisë në Lazarat mbetet e paqëndrueshme për shkak të krimit dhe dhunës që lidhen me kultivimin e marihuanës. Policia lokale ka aftësi të kufizuar për të mbrojtur dhe ndihmuar udhëtarët.
Qeveria amerikane nuk është në gjendje të ofrojë shërbime emergjente për qytetarët amerikanë në Lazarat pasi punonjësve të qeverisë amerikane u ndalohet të udhëtojnë atje”, thuhet në njoftimin e DASH.
Të jetë lapsus apo një mesazhi i koduar? /sarandacity.al/