Kryeministri Rama u shfaq i pakënaqur me menaxhimin e sezonit turistik në të parën mbledhje qeverie para se të nisë, me një qeveri të re, mandatin e tretë.
Është ky një sinjal i qartë se Blendi Klosi nuk do jetë më në krye të turizmit.
“Pandemia dhe hallet e mëdha që erdhën me të nuk na dhanë mundësinë të fuqizoheshim në drejtim të ofertës sonë turistike dhe do të mbete më tej për të mbajtur shënim për të rregulluar gjërat që nuk shkojnë, si p.sh. mbetjet në zonat turistike, administrimi i plazheve që këtë sezon la shumë pa dëshiruar, por edhe të tjera çështje”, tha Rama. /sarandacity.al/