Një media opozitare ka aluduar se Ardi Veliu, Kryepolici delvinjot i Shqipërisë, do u bashkohet ministrave që do nuk do jenë më të tillë.
Duke iu referuar fjalimit të së mërkurës nga ana e shefit të qeverisë mbi atë çfarë ishte mandati i dytë dhe se ç’pritet në të tretin, media afër familjes Berisha – Syri, shkruan:
“Kryeministri sot, pak a shumë ka prekur sektorët ku do të ketë ndryshime. Në të shumtën e rasteve në gjuhë të drunjtë.
Po ajo që ishte e qartë dhe e padyshimtë në fjalën e tij, qe pjesa për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, i cili, e ka prerë mesa duket biletën.
Rama u shpreh se Policia e Shtetit është në udhëkryq dhe në stanjacion. Ai shtoi se duhet shumë punë dhe një marsh i ri për ta modernizuar.
Ky qëndrim e përjashton automatikisht Ardi Veliun. Mesazhi ishte për të, jo për Ministrin Çuçi”, pretendon kjo media.
Nëse është diversion apo nuhatje e saktë gazetareske, kjo pritet të shihet ditët në vijim. /sarandacity.al/