Policia e Sarandës nuk e ka kursyer një të ri 21-vjeçar, duke e arrestuar për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Shkak, një dorezë metalike e gjetur në çantën e tij.
Ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë në Sarandë, ndërkohë që dy ditë më parë është shprehur edhe Gjykata duke vendosur masen e sigurisë “Detyrim paraqitje të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji” për të.
Konkretisht, në 22.08.2021, rreth ores 01:40, në vendin e thirrur “Ura e Çukës”, shërbimet e Policise Gjyqësore kanë ndaluar automjetin tip Toyota me targa AA 019 XZ, e cila drejtohej nga shtetasi M.Naço.
Gjatë kontrollit të ushtruar, këtij të fundit i është gjetur në çantën e brezit një send metalik (përforcues grushti) me ngjyrë të verdhë, me shkëëlqim. /sarandacity.al/