Shtatori pritet të jetë një muaj i stuhishëm për aradhën e drejtorëve të institucioneve në Sarandë, atyre që kanë mbajtur këtë titull por në sektorë të ndryshëm, përgjatë 8 viteve, qyshse se forca e tyre, pra PS, u ngjit në pushtet.
Tashmë për ta do mbarrojë një epokë, e cila është shndërruar në traditë politike në dy kahjet e saj kryesore.
Në një takim të fundit që deputetja në pritje e Sarandës, ministrja Denaj, pati me të gjithë drejtorët, u paralajmërua dhe fundi i kësaj tradite me nisjen e mandatit të tretë.
Nuk pati kritika thelbësore për ndonjë prej tyre, madje pati vlerësime për punën e deritanishme për secilin, por u kumtua një moral i ri politik; ai që nuk duhen trajtuar se “të lindur për drejtorë”.
Pra, ata mund të vijojnë jetën e tyre në shumë aspekte, edhe si rrogëtarë shteti në bazë të specialiteteve që bartin nga shkollimi, por jo domosdoshmërisht drejtorë.
Kujtojmë që shumë prej tyre kanë bërë rokadë në 8 vite, duke provuar drejtimin e disa institucioneve. Prej tyre, disa kanë qenë thjesht drejtues burokratikë e disa gjurmëlënës nëpërmjet risive përmisuese, duke e parë postin dhe si projekt.
Por jo të gjithë do lëvizin. Njëri prej tyre, i emëruar së voni, pikërisht për këtë arsye, jo. Bëhet fjalë për Gjergji Mërkurin, drejtor dogane, ndër emrat që gëzon një prestigj të padiskutueshëm publik, falë integritetit si individ për aq sa i janë besuar pozicione politike apo menaxheriale.
Kujtojmë që ai ka qenë kreu i PS-së në kohërat më të vështira të kësaj force në opozitë. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?