Në prag të përvjetorit të radhës së Luftës 55-ditore të Konispolit, një luftë që i dedikohet heroizmit çam, Bashkia e atyshme emërtoi një rrugë me emrin “Tefik Korro”(Dine).
Po kush është ky emër me gjurmë në historinë e krahinës?
Tefik Feim Korro (Dine) lindi në Konispol në 1913.
Në korrik të 1943, me krijimin e Batalionit “Çamëria”, Tefik Dine caktohet komandant i çetës “At Stath Melani” dhe në 20 janar të 1944 ai caktohet në detyrën e komandantit të kompanise së IV në batalionin “Naim Frasheri” në Brigadën e VI.
Tefik Dine ishte pjesëmarrës aktiv edhe i rezistences frontale 55-ditore të Konispolit.
Mbas dështimit të Operacionit armik të Qershorit, Brigada e VI kalon në Veri dhe nga fundi i gushtit dhe në shtator u ndodh në zonen e Pezës, në Arbanë.
Në pozicionin e komandantit të kompanisë së trete të batalionit “Asim Zeneli”, Tefik Dine plagoset rëndë në këëmbën e djathtë, ku me ndihmën e shokëve të tij partizanë e shpunë për mjekim në spitalet e Burrelit dhe Peshkopisë.
Pas çlirimit Tefik Dine dërgohet në Shkollën e Bashkuar, në kursin xhenjo- ndërlidhës dhe me mbarimin e shkollës ai caktohet Shef në Korpusin e Ndërlidhjes në Tiranë e më vonë Komandant në Batalionin e Ndërlidhjes në Gjirokastër.
Me daljen në lirim, për arsye shëndetësore, si ushtarak Tefik Dine kryen funksione të ndryshme në sektorin e triskëtimit në qytetin e Gjirokastrës dhe në vitin 1957 ai transferohet në Sarandë, në pozicionin e kryetarit të Bashkimit me qendër në Delvinë, për të vazhduar në vitet në vazhdim në sektorin e Tregtisë në Sarandë, ndërkohë që n vitin 1961 kryen detyren e shefit të tregtisë në Konispol e mandej në Ndërmarrjen e Grumbullimit në Sarandë, për ta mbylluar karrierën e tij si N/Drejtor i Portit Detar Sarandë.
Për pjesëmarrjen dhe kontributin në Luftën NacionalÇlirimtare, Tefik Dine është vlerësuar me dekorata të shumta akorduar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor si:
- “Urdhër për Çlirimin e Atdheut”,
- “Medalja e Çlirimit”
- “Medalja e Kujtimit”
- “Medalja e Trimërise”
- “Medalje e Sheëbimit Ushtarak”
- Titulli “Shqipëria ju ka dëshmor të gjallë”
- Medalje e Urdhëra për “Shërbime të Shquara Shteterore dhe Shoqerorë”