Nën atmosferën e rënduar të aksidentit tragjik në Muzinë, ku janë konfirmuar zyrtarisht 5 jetëhumbje, presidenti Meta apeloi për kujdes te ata të cilët kanë në dorë timonin, ku do që të ndodhen.
“Një apel të fortë u bëj të gjithë qytetarëve për të udhëtuar me shumë kujdes dhe dëshmuar përgjegjshmëri të lartë në drejtimin e automjeteve, në mënyrë që të tilla tragjedi tronditëse të shmangen në të ardhmen.
E nxis Policinë Rrugore dhe çdo strukturë tjetër përgjegjëse, që në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik, të marrin çdo masë efektive për parandalimin e aksidenteve kaq të rënda, që fatkeqësisht po bëhen kaq të shpeshta në rrugët e Shqipërisë”, shkruan kreu i shtetit. /sarandacity.al/