Një akt i bujshëm dorëheqjeje ka ndodhur në PD. Mark Marku vendosi të dorëzojë mandatin e deputetit fituar më 25 prill, me pretendimin se aty nuk luftohet për fitore por ka një zhytje në rutinën e humbjes.
“PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica”, shkruan Marku.
Por kryedemokrati i Delvinës Hari Imeri nuk është dakort me këtë qëndrim dhe ka mbrojtur fort Berishën.
“Z.Marku, ndër të vetmit personalitete që nuk kam pasur rastin ta njoh nga afër, dhe pa e njohur nuk mund ta gjykoj, por një pyetje e kam:
Z.Marku, u shprehët në deklaratën tuaj të dorëheqjes se, PDSH mbron interesat e Berishës!
Zotëri, hyre në PDSH dhe në Parlament për të mbrojtur interesat e Shqipërisë dhe PD apo për të tentuar largimin e Berishës nga PDSH?!
PËR SALI BERISHËN:
Berisha është histori dhe historia nuk zhbëhet me teka fëmijësh. Nëse ka diçka morale mbi qeverisjen e tij, le ta gjykojë populli shqiptar, nëse ka diçka antiligjore mbi të, le ta gjykoj Gjykata”, ka shkruar njeriu që drejton PD-në e Delvinës. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?