Ka ndërruar jetë Akis Tsochatzopoulos, ish-ministri i Mbrojtjes të Greqisë në vitet 1996-2001 dhe një nga figurat më të njohura të socialistëve grekë.
Tsochatzopoulos është shuar në moshën 82-vjeçare si pasojë e problemeve serioze me shëndetin.
Ai u bë shumë i njohur në vitin 2013 kur si pasojë e disa hetimeve u dënua me 20 vjet burg për korrupsion.
Bashkë me të u dënua edhe bashkëshortja e dytë, Vicky Stamati me 12 vjet.
Më vonë vendimi u ul në 19 vjet, por Tsochatzopoulos doli nga burgu në vitin 2018 për shkak të problemeve shëndetësore. /sarandacity.al/