Në mesnatë mbërriti në Rinas kontigjenti i dytë i afganëve.
Ministrja Xhaçka tha se ata ishin një kategori shumë e rrezikuar dhe mbërritja e tyre në vendin tone është lehtësim.
“Nuk ishte lehtë t’i sillnim kanë kaluar ditë jashtëzakonisht të vështira. Një pjesë e madhe janë edhe studentë. Është lehtësim i madh që mundëm t’i sillnim”.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama e ndërfyti këtë zhvillim te Mirëmëngjesi tij i çdomëngjesshëm.
“Mirëmëngjes pa u gdhirë!
dhe nga Rinasi ku deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre, ju uroj një fundjavë të qetë”. /sarandacity.al/