Në ditëlindjen e të ndjerit At Zef Pllumi, një ndër klerikët katolikë më të përsekutuar nën komunizëm, i cili ka lënë pas veprën e njohur memuaristike “Rrno për me tregue”, kryebashkiakja e Delvinës, me profesion bazë mësuese, zgjodhi një thënie të tij.
“Termetet nuk mund t’i parashohë kurrkush se kah vijnë e tek vijnë e sa ballsh kanë me kenë, kur të vijnë… këto i ka jeta… por do të mësojmë prej tyne se si me i bajtë me durim e me vendosmëni. Ka randësi sidomos mos me i luejtë kurrë parimet”, citohet ai nga znj. Majlinda Qilimi.
“Mos me i luejtë kurrë parimet”, kjo është më pas fraza që mund të hapë debat kur është fjala për pozicione politike vendimmarrëse, siç gjendet prej dy vitesh cituesja në këtë rast e At Zefit. /sarandacity.al/