Policia e Shtetit njofton për nëj operacion të koduar “Çuka”, që, në bashkëpunim me Policinë lokale të Sarandës, ka bërë të mundur arrestimin e një personi dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.
Njoftimi zyrtar thotë:
“Pas një punë të mirëfilltë disa javore, Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Vlorë dhe grupin e FNSH-së, zhvilluan operacionin antidrogë të koduar “Çuka”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: R. L, 41 vjeç dhe u shpallë në kërkim shtetasi B. Ç., 26 vjeç, banues të dy në Sarandë.
Nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, janë grumbulluar informacione në rrugë operative, se të dy këta shtetas kishin përshtatur një ambient (garazh), në lagjen nr.4, Sarandë, për përpunimin e lëndës narkotike të llojit “Kokainë” dhe e shpërndanin atë, në sasi, në zona të ndryshme të qytetit të Sarandë dhe Ksamilit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në momentin e arrestimit të shtetasit R. L, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material, doza me lëndë të dyshuar kokainë.
Në vijim të kontrolleve të ushtruara në banesat, automjetet dhe motomjetet që këta dy shtetas përdornin, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 kilogram e 255 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në doza gati për shitje, 1 armë gjahu dhe muncionon luftarak, 3 peshore elektronike, një presë metalike, një shumë e konsiderueshme parash në lekë, euro dhe dollarë, të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, 4 targa automjetesh dhe 1 pajisje DVR.
Gjithashtu u sekuestruan 3 automjetet dhe 3 motomjetet me të cilin këta shtetas qarkullonin për të shitur lëndën narkotike.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim për këtë veprimtari kriminale.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” ,“Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të kryera në bashkëpunim”. /sarandacity.al/
https://youtu.be/xzrFpJGZkUE