Kryeministri Rama shpërndau pamjet e radhës nga fronti i segmentit të Kardhiqit, për të cilin është dhënë premtimi i nisjes së qarkullimit aty, ndonëse të pjesshëm fillimisht, që në nisjes të sezonit të vitit të ardhshëm.
“….Dhe me energjinë pozitive të punës që vazhdon në kantierin e Tunelit të Skërficës, vepra më e rëndësishme e aksit të ri kombëtar Kardhiq-Delvinë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan i pari i qeverisë, i cili në këtë rast nuk e njeh Reformën e tij Territoriale.
Me ndarjen e re territoriale në 2015, nga Kardhiq – Delvinë kthehet në Kardhiq – Finiq. /sarandacity.al/
https://youtu.be/wohT0RdYj94