Raportohet se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit, një strukturë që heton dhe çon para ligjit zyrtarët dhe oficerët e policisë që kapen në shkelje, do të shkrihet dhe institucioni i ri do të quhet Agjencia e Mbikqyrjes Policore.
Subjekte të agjencisë do të jenë edhe Garda e Republikës, gjithashtu edhe Shërbimi Zjarrfikës.
Ndërkohë, do jetë kryeminsitri ai që do bëjë emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë.
Thuhet se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të ketë më shumë kompetenca se sa SHÇBA. /sarandacity.al/