Kreu demokrat Basha ka zgjedhur si njeriun që do merret me ish-të përndjekurit politikë në PD një ish-banore të Sarandës.
Jonila Godole, e cila nga Saranda do fliste për Sarandacity pak muaj më parë lidhur me plagët ende të hapura që ka lënë ish-regjimit, sidomos ajo që ka të bëjë me të ekzekutuarit pa varr, do jetë Sekretare për të Përndjekurit në PD në atë që është kupola e re drejtuese e partisë më të madhe opozitare.
Jonila Godole, një ish-gazetare e Koha Jonë në vitet ’90, sot pedagoge e Gazetarisë, i përket një familjeje që ka jetuar për shumë vite në Sarandë por jo nga Saranda. Ndaj, vetë ajo, gjysmën e jetës, fëmijërinë deri në rini, e ka në Sarandë. /sarandacity.al/