Në sulm apo kritika ta vazhdueshme ndaj lidershipit të PD-së, ish-kreu i Aleancës Kuqezi ka bërë një diversion të rëndë me një thirrje drejtuar atyre që konkuruan me Bashën për kryetar, që, ashtu siç ai, të largohen nga Shqipëria.
Sipas Kreshnik Spahiut, me qëndrim në Gjermani prej disa gati tre vitesh, ata mund ta pësojnë si i ndjeri Olldashi.
“Tre kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike:
Agron Shehaj, Bardh Kadilli, Edith Harxhi u përjashtuan nga çdo funksion drejtues. Tani fillon lufta kundër SHBA.
I uroj 3 miqve të mi shumë fat sepse shpëtuan nga ndonjë ‘aksident’ si tre ish-kandidatët për kryetarë Olldashi, Pashko dhe Hajdari”, shkruan Spahiu, deri dje themelues dhe drejtues i një lëvizjeje me theks nacionalist, të cilin e ngjizi madje në Sarandë.
Ndodhi kjo në 2011 – 2012, kur ai, në rolin N/kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nisi të denoncojë rastet kur shtetas shqiptarë në Sarandë merrnin me vendim gjyqësor shtetësinë greke.
Më pas, ai me përkrahës të tij, ndodhi që erdhi dhe u pozicionua në Ksamil gjatë një lloj proteste kundër Marrëveshjes Detare me Greqinë, duke parë madje me dylbi nga Korfuzi nëse pala greke po bëhej gati të rrëmbente detin shqiptar. /sarandacity.al/