Alket Hyseni, ish-deputet i zonës, nuk ka figuruar në asnjë prej detyrave dhe posteve, partiake e qeveritare, të shpallura së fundi nga kryeministri Rama në Asamblenë e PS-së.
Në zgjedhjet e fundit, Hyseni do hiqte dorë nga lista kandiduese e Qarkut Vlorë, pasi u rendit në një zonë gati jofituese.
Vendi i tij u zu nga Anila Denaj. Kjo bëri që gjatë fushatës, Hyseni të potenconte vetëm siglën e PS-së dhe emrin e Edi Ramës për t’u votuar në listë.
Më pas u zgjodh nga Rama në krye të procesit të shkarkimit të Metës. Por së fundi ka mbetur jashtë ndonjë pozicioni të niveleve të para në qeverisje ose parti. /sarandacity.al/