Në fjalimin e tij në Asamble para se të shpallë qeverinë e re të mandatit të tretë, kryeministri Rama qe tejet kritik, shpotitës e kamzhikues me partinë që ai drejton, njerëzit, strukturat, sidomos në bazë.
“Një mugesë energjie dhe e vetë qytetarëve që ka gjithmonë në fushata zgjedhore shtyrja e pafundme e përballjes me thelbësoren të një kaptitali kaq të çuar sa është PS, jo vetëm humb cilësinë po është ende më e rëndë nuk përafron demokracinë duke bërë politikën dhe këtu edhe ne kemi kontributin fatkeq që i ngjajn një cirku.
Dhe duket si punë cirku e çakejsh. Partia nuk mund të zgjohet vetëm kur vinë zgjedhjet dhe as nuk bëhet e gjallë si një moçal interesesh”, ishin disa nga frazat e hidhura të Ramës.
Për të parin e qeverisë, mandati i tretë duhet lexuar ndryshe.
“Që ta themi troç, me mandatin e tretë na kanë falur mjaft mërzira, por larg qoftë të na gënjejë mendja se i kanë harruar ato që na kanë falur duke na dhënë votën prap.
Ia kanë falur të gjithëve por sipas nivelit, që nga unë, të tjerët rreth meje e të tjerët më tutje, na kanë falur individualisht plot gjëra, por nuk i kanë harruar.
Na kanë dhënë një kredi dhe na kanë thënë shlyejeni me interesa, prandaj unë do t’ju lutem sot në emër të të gjithë atyre që na kanë besuar përsëri, në emër të të gjithë atyre që do të na besojnë në të ardhmen dhe për hir të të gjithë mundit në këto 8 vjet gjithashtu dhe jo mundit tuaj dhe timit, por të familjeve tona që kanë marrë bashkë me ne dhe për shkakun tonë, një baltë të pamerituar dhe të pamatshme mbi kurrizin e tyre për më shumë se 8 vjet dhe lutja ime është në emër të të gjithë këtyre që thashë, mos luani me nervat e njerëzve, mos luani me nervat e atyre që nuk na kanë zgjedhur, as në komunitetet tuaja, as në komunikimet e publikut dhe as mos lejoni të tjerët që të bëjnë këtë”. /sarandacity.al/