Kryeministri Rama përsëriti përbetimin e tij për ta shndërruar vendin në kampion rajonal të turizimit në dekadën e ardhshme.
I pyetur nga Fevziu në Opinion se “A ka prioriete qeveria juaj në këtë mandat?”, Rama u përgjigj:
“Janë shumë të qarta sepse janë bërë me dije që në fushatën elektorale.
Duhet të bëjmë durim që kjo skuadër të shkojë në parlament aty do shpaloset programi i qeverisë.
Së pari ne duam që Shqipëria e kësaj dekade të bëhet kampione në Ballkan për turizimin”.
“Më lër të luftoj për t’u bërë kampion”, theksoi kreu i qeverisë.
Siç është bërë e qartë tashmë, ai ia besoi turizmin një gjirokastriteje, një personi që s’rresht së shkruari dhe së promovuari turizmin, sidomos atë të jugut, Mirela Kumbaro, ish-ministre kulture në kabinetin e parë në 2013-ën. /sarandacity.al/