Një përplasje verbale ndodhi të enjten në “Open” në TCH, ku shkak qe një vlerësim për ministren Denaj, e cila nuk do jetë më në qeveri por deputete e Sarandës dhe Sekretare e Burimeve Njerëzore në PS.
Ishte komentatori Dritan Hila ai që vlerësoi performancën e Denajt në krye të ekonomisë dhe financave, që më pas solli kundërshtimin e komentatorit tjetër, Enton Abilekaj. Si pasojë, mes të dyve pati replikime me etiketike personale.
Hila: Më vjen keq për Denajn (për largimin e saj), ka qenë ministre e zonja, profesioniste, menaxhoi një periudhë të vështirë ekonomike. Borxhi ishte 80 përqind dhe ajo e çoi në 60, dhe pastaj u rrit me pandeminë normale.
Abilekaj: Po ça po thua! Ti je klientelist dhe fanatik.
Hila: Ti më shpjego pak klientelizmin mua, ti je zagar sulmues.
Alibekaj: Ti je shërbëtor i shumë personave.
Hila: Unë kam qenë vetëm me Ramën, ti ke qenë me Nanon, mos u merr me mua, Abilekaj!
Abilekaj: Po ti s’mund të gënjesh këtu, kur jam unë këtu jam gazetar ti s’ke qenë ndonjëherë gazetar, ti del për gjah të kapësh ndonjë gjë.
Hila: Unë jam gazetar.
Abilekaj: Ti je lëpirës ordiner.
Hila: Unë nuk jam injorant si puna jote, kam studiuar ekonomi.
Abilekaj: Ti s’di ça është GDP ore…
Hila: Ti je i paguar nga opozita, që nga shtëpia që ke marrë. /sarandacity.al/