Duke komentuar situatën e zjarreve gjatë një takimi në Bazën e Farkës, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vlerësoi rolin e Prefektit të Vlorës Flamur Mamaj në vatrat që shpërthyen në Qark gjatë verës.
“Jam i prekur nga devocioni i ushtarakëve, zjarrfikëseve dhe pilotëve.
Prefekti i Vlorës më ka prekur kur e kam parë me net të tëra pa gjumë dhe të punojë si ushtarët.
Shifrat janë mbi 3 mijë ha të prekura. Ky angazhim i madh ka bërë të shmangim më të keqen,” deklaroi Peleshi.
Dhe në fakt, Prefekti Mamaj është ndodhur dhe në të gjitha zjarret me rrezik të lartë që u shfaqën në Sarandë.
Më i rëndi qe ai në Vromero, ku u rrezikuan shtëpi, varrezat e fshatit si dhe kisha e atyeshme. Dhe Mamaj që aty, gati mes flakësh. /sarandacity.al/