Një ditë pas shpalljes së qeverisë së re, ku deputetja në pritje e Sarandës, Anila Denaj nuk do jetë më ministre, kjo e fundit zbriti aty ku synon të shkruajë një histori të suksesshme politike në katër vitet e ardhshme.
Zyrat e PS-së në Sarandë qenë të hapura pas kaq muajsh, për një takim të Denajt me struktura lokale dhe figura lokale të PS-së me pozicione vendimmarrëse.
Është ndër ato takime që i papaprin një roli që ajo pritet të marrë për të ndryshuar shumëçka nga trendi i deritanishëm 8-vjeçar në zonë, aty janë shfaqur cene të rënda në problematika lokale.
Pritet ta bëjë duke patur jo Gjiknurin në krah, një bashkëkrahinor me të cilin e ndan Lumi i Vlorës (ajo nga Kuçi e ai nga Bregu), por me Arben Ahmetajn, drejtuesin e ri të Qarkut Vlorë. Ky i fundit do mbajë postin e zv.kryeministrit në qeverinë e re të mandatit të tretë. /sarandacity.al/