Ish-deputeti i Jugut Arben Malaj, njeriu që në 2013-in u zëvëndësua me Koço Kokëdhimën në listë, ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-kolegëve të tij në PS, të ngjashme si ato që janë bërë dikur ndaj tij nga kundërshtarët politikë.
Në një reagim pas formimit të qeverisë së re, Malaj shkon deri aty sa shkruan se “në qeverisjen Rama disa qeveritarë bëjnë para të pista nga postet politike dhe disa oligarkë blejnë qeveritë dhe politikën me paratë e pista që plotëpjestojnë me disa politikanë të babëzitur për para dhe pushtet deri kriminal”, shkruan Malaj, sigurisht pa dhënë emra konkretë se cilët janë ata. /sarandacity.al/