Pas vdekjes së një 25-vjeçareje në një anije shëtitëse turistike në Vlorë, policia ka arrestuar të ashtuquajturin “Pirati”, një person me pamje tipikisht të tillë, i cili akuzohet për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.
Fjala është për Aleksandër Golemaj, një person që menaxhonte anijen, të ngjashme si ato që gjenden me shumicë këtë sezon në Gjirin e Sarandës, por që ka përbërë lajm me pamjen e tij të pazakontë, duke reflektuar një shpirt aventurieri detrash.
Sakaq, për 25-vjeçaren që humbi jetën ende nuk jepen detaje.
Aludohet që ajo të ketë qenë e dehur në çastin kur ka rënë nga anija në det. Përflitet gjithashtu se është nëj shtetase italiane. /sarandacity.al/