Kryeministri Rama promovoi idenë e një partneriteti shqiptaro – grek në rastin e luftës me zjarret.
Nga Pulja, ai, duke renditur fushat e bashkëpunimit fqinjësor, u ndal te bashkëpunimi me Greqinë në rastin e fatkeqësive nga zjarret.
“Para pak ditësh fola me kryeministrin e Greqisë për të parë mundësinë e shtrimit të diçkaje tjetër për vendet tona, mënyrën e përballimit të verës me gjithë vatrat e zjarrit dhe me kaq intensitet. Zjarre të cilat e bëjnë të pamundur t’i përballojmë me kapacitet të parashikuara në situata klimatike të ndryshme dhe lidhur me këtë mund të mendojmë diçka dhe për instancat europiane.
Edhe sa i takon hartës së zjarreve duket qartë që kjo pjesë e Europës është më e rrezikuara, por njëherësh kjo pjesë përfaqëson edhe një pjesë të rëndësishme nga pikëpamja e diversitetit natyror dhe kulturor”, tha Rama. /sarandacity.al/