Deputetja në pritje e Sarandës, thënë kjo sapo të nisë zyrtarisht jeta e re parlamentare, ministrja në ikje Anila Denaj, ishte te “Antoni Athanas”, si për të përcjellë mesazhin se kjo shkollë e pas 90-ës në Sarandë, dedikuar Hoteleri – Turizmit, duhet të kthehet fuqishëm në funksion të tregut kryesor të qytetit.
“Në Sarandë, në shkollën Hoteleri –Turizëm ‘Antoni Athanas’, ku vijon puna për transformimin dhe modernizimin e saj.
Biseduam gjithashtu për prespektivën që ka kjo shkollë për t’i shërbyer zhvillimit dhe investimeve në qytetin e Sarandës.
Fuqizimi i bashkëpunimit me komunitetin e biznesit, për të patur një arsim dhe formim profesional totalisht në mbështetje të nevojave të tyre do të vijoj të jetë fokusi i politikave tona.
Rreth 174 nxënës mësuan në dy drejtimet kryesore të kësaj shkolle, gjatë vitit akademik 2020-2021”, shkruan ajo e cila do jetë koka e çdo zhvillimi në zonë në emër të mazhorancës. /sarandacity.al/