Një rekord heqje patentash është regjistruar në Baypassi-n e Fierit, një segment i vajtje-ardhjeve në Jug ku maksimalisht mund të ecësh deri në 120 km/orë.
Policia thotë se se “Përgjatë 48 orëve të fundit monitorim me radar në Bypass-in e Fierit, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier, kanë konstatuar shpejtësi që varionin nga 142 km/h deri në 181 km/h, ku si rezultat janë pezulluar 54 leje drejtimi nga 1 deri në 3 muaj, zbtitje 3 pikë nga leja e drejtimit dhe masë administrative nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj.
Janë vendosur 32 masa administrative me vlerë nga 30.000 deri në 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një nga shtetet e BE-së.
Gjithashtu janë vendosur edhe 39 masa administrative të tjera me vlerë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi më shumë se norma e lejuar, por pa sanksionin plotësues atë të pezullimit të lejes së drejtimit”. /sarandacity.al/
https://youtu.be/Yb3f3NWLdqc