Një ndër skenat më tërheqëse të filmave shqiptarë është ajo e kalimit të një lumi nga ana e Timo Fllokos në rolin e Kapo Dalipit në filmin “Malet me blerim mbuluar”.
Është një film që tej fabulës së luftës partizane, apo heroizmit partizan, sipas vijës ideologjike të kohës, është dhe një pasqyrë e shpirtit dhe e karakterit lab.
Dekori natyror, personazhet, emrat e tyre, e folura dhe tipologjitë, gjithçka është labe.
Por duke iu kthyer kalimit të lumit nga ana e Fllokos, ky i fundit ka bërë me dije se ky lum, që sipas vendit ku shtrihet filmi duhej te qe Vjosa, është në fakt Lumi Pavllo në Konispol.
“Aty ku futja në lumë duket e rrezikshme nuk ishte e tillë, pasi ne xhiruam në Lumin Pavllo në Konispol, ku ngjan si lum i rrëmbyeshëm”, ka thënë Timo Flloko në një intervistë në ciklin “Përballë”, që ka në qendër rrëfimet autobiografike të emrave të njohur të aktrimit shqiptar. /sarandacity.al/
311985 981292This internet site is my aspiration, really outstanding style and style and Perfect topic matter. 25081
241586 308350 Its hard to discover knowledgeable men and women on this subject, but you sound like you know what you are talking about! Thanks 87803