Me shkas përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, Institutit të Studimeve Politike(ISP) ka ofruar një pasqyrë të këtij fenomeni në vite në këtë forcë, ku protagtonist ka qenë ai, i përjashtuari më i fundit, Berisha.
Ndër shumë emra, është dhe ai i ish-deputetit në Sarandë e Delvinë, Leonard Demi.
Sipas të dhënës referuese, ish-deputeti dhe ish-figura çame më e njohur në PD, është përjashtuar në vitin 2000, kohë e cila përkon me një ndër krizat më të rënda të kësaj force.
Më vonë Demi u kthye sërish në PD, si deputet i saj, por dhe pas rënies së demokratëve nga pushteti në 2013, ai vijoi karrierën si diplomat, si përfaqësues i Shqipërisë në NATO, emëruar nga vetë Rama. /sarandacity.al/