Me 79 vota pro, Lindita Nikolli u zgjodh në krye të parlamentit shqiptar në këtë legjislaturë të re.
Por siç u pa, opozita ofroi një skemë të paparë deri më sot në votimet në Kuvend, duke zgjedhur të grisë fletëvotimet për të. Por gjithsesi flitet për dy rrjedhje votash nga opozita, të cilat llogariten të kenë shkuar për znj. Nikolli.
Dhe për ironi, këto janë të një çami dhe të një greku, më saktë minoritari.
Fjala është për Nusret Avdullait, i renditur i pesti në listën e Fierit nga Partia Demokratike, por që ka qenë pjesë e PDIU-së në këtë qytet, si dhe Vangjel Dulen, i cili nuk iu bind vendimit të grupit parlamentar të PD-së, prej të cilit ka dhe mandatin. /sarandacity.al/