Operacioni policor “Pushuesit”, ndërmarrë këto ditë në Sarandë, ka çuar në të tjera prangosje, si dhe në sekuestrimin e shumë sendeve të vjedhura, mes tyre ora dore.
“Në pranga ka rënë shtetasi Andon Qurku, 38 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale ‘Vjedhje’ në shtetin shqiptar dhe atë grek, si dhe Renato Vezelaj, 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ‘Vjedhje’.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 3 vjedhjeve të ndodhura gjatë sezonit turistik, në qytetin e Sarandës.
Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni policor i koduar ‘Pushuesit’, për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura gjatë sezonit turistik ndaj pushuesve vendas e të huaj.
Vidhnin vlera monetare dhe sende të çmuara në banesa, vihen në pranga 2 shtetas të tjerë me precendent të mëparshëm penal, si dhe procedohet penalisht pronari i një argjendarie.
Më herët janë vënë në pranga dhe 3 shtetas të tjerë, për 14 vjedhje të ndodhura në qytetin e Sarandës dhe Ksamilit.
Sekuestrohen varse floriri, ora dore dhe sende të tjera me vlerë.
Po në kuadër të operacionit ka rënë në pranga dhe një 18-vjeçar, autori i një tentative vjedhjeje banese në Sarandë.
‘….për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, bënë ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim:
– Andon Qurku, 38 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” në shtetin shqiptar dhe atë grek.
– Renato Vezelaj, 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 3 vjedhjeve të ndodhura gjatë sezonit turistik, në qytetin e Sarandës, konkretisht:
- Më datë 08.06.2021, këta shtetas, kanë vjedhur një shumë parash dhe një orë dore, në banesën e shtetasit A. B.
- Më datë 13.06.2021,kanë vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri në banesën e shtetasit E. B.
- Më datë 08.09.2021, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë si unaza, ora dore dhe varse në banesën e shtetasit B. A.
Këta shtetas dyshohen se pasi kryenin vjedhjet në bashkëpunim me njëri tjetrin, menjëherë largoheshin në drejtim të qytetit të Tiranës, ku një pjesë të sendeve të vjedhura i shisnin në argjendarin e shtetasit S. V, ndërsa pjesën tjetër i mbanin të fshehura në banesë.
Në vijim të veprimeve u procedua në gjëndje të lirë shtetasi S. V., 42 vjeç, banues në Tiranë, (pronari i një argjendarie në Tiranë) për veprën penale të ‘Përvetsimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale’, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në argjendarin e tij, u gjetën disa prej sendeve të vjedhura nga këta shtetas, ndërsa pjesa tjetër e sendeve të vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan në banesën e shtetasit Renato Vezelaj, në Tiranë.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale ‘Vjedhje e mbetur në tentativë, shtetasi Jolian Hila, 18 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi më datën 09.09.2021, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit D.K.” /sarandacity.al/
https://youtu.be/ZOmhCrMlwtc