Kryeminoritari i politikës shqiptare Vangjel Dule, mohon që ai të ketë dhënë votën pro znj. Lindita Nikolli nga kahja e opozitës.
“Megjithë deklaratën time të qartë dje pas përfundimit të punimeve të Kuvendit, në prani të shumë mediave, ende vazhdon të përhapet një tymnajë mediatike e pakuptimtë.
Ashtu siç pata kurajon publikisht të diferencohem, për arsye konceptimi të ndryshëm, nga shumica e kolegëve opozitarë në mënyrën e votimit, për më tepër nuk më mungon ajo ta pohoj po publikisht, në respekt të së drejtës së qytetarëve për të ditur të vërtetën që tentohet të shtrembërohet qëllimisht, pavarësisht se nuk është etike në rastin e votës së fshehtë, se vota ime ishte kundër kandidaturës së Zonjës Nikolli”, tha Dule në një deklaratë.
Për të shmangur firon e votave nga të vetët, Basha urdhëroi grisjen e fletëve të votimit nga demokratët pa i futur në kutinë e votimit, ndërsa aleatët votuan normalisht.
Në fund, pas numërimit, u konstatua se në kuti gjendeshin vetëm katër vota kundër.
Më vonë, LSI deklaroi se ajo kishte dhënë 4 vota kundër Nikollës, po aq sa u gjenden në kuti.
Bazuar në llogari të thjeshta, dilte që ‘tradhtarët’ ishin Nusret Avdullai dhe Vangjel Dule.
Kështu, duket se në këtë mes dikush nuk thotë të vërtetën, komenton kështu ABC Neës. /sarandacity.al/