Deputetja Denaj ka zbuluar një rol tjetër, të panjohur për publikun.
Në një status të fundit ajo shkruan se “Si anëtare e Komitetit Këshillues të Bankës Botërore për Çështjet Gjinore dhe Zhvillimin, me një mandat 2-vjeçar do të vijoj të japë kontributin tim për përshpejtimin e ngushtimit të hendekut gjinor me rekomandime dhe sugjerime për të forcuar rolin e gruas.
Përmes politikave kemi vendosur në fokus dhe do të vazhdojmë me synim përmirësimet ligjore për barazinë gjinore, për t’i dhënë gruas më shumë të drejta ekonomike dhe akses në vendimmarrje”.
Kujtojmë se ministrja ende në detyrë e Ekonomisë dhe Financave nuk do jetë më e tillë, pasi nga kryeministri Rama u zëvëndësua në këtë detyrë nga Delina Ibrahimaj. Por nga ana tjetër do jetë Sekretare e Burimeve Njerëzore në PS. Por ç’është më kryesorja, do jetë depuetete. /sarandacity.al/