Turfullimi i ish-kreut historik të PD-së, Berisha, ka arritur kulmin së fundit me cilësimin “plehrë” të pasardhësit të tij, njeriut që deri dje i kishte besuar partinë dhe e kishte më të besuarin në historinë politike, Lulzim Basha.
“Sot demokratet dhe demokratët frymezohen me shume se kurre me pare nga trimeria epike, guximi mbinjerezor i Azem Hajdarit per t’u ngritur dhe flakur sa me pare ne koshin e plehrave te historise, rregjimin e kakistokracise dhe tradhetise se larte kombetare te Zografit Bis dhe vegles te tij mjerane ne krye te PD”, shkruan Berisha me shkas përvjetorin e vrasjes së Hajdarit.
Kujtojmë se gjithçka në raportet Berisha – Basha është kthyer përmbys në dy ditë, pasi kreu aktual i PD-së vendosi përjashtimin e “babait” nga grupi parlamentar, pas presionit amerikan. /sarandacity.al/