Edhe pse është zgjedhur deputete e Sarandës, Ina Zhupa merakoset politikisht dhe për Tiranën e saj.
Në një status të fundit, ajo mëton të jetë zëri i qytetëreve të Kombinatit në rastin e rënies së zjarrit në kodrat e atyshme.
“Qytetarët denoncojnë mos përgjigjen e zjarrfikësve dhe organeve shtetërore për zjarrin në kodrat e Kombinatit.
Zjarri rrezikon të bëjë dëme të mëdha nëse nuk shuhet në kohë. Duket si zjarrvënie e qëllimshme nga njerëz kriminal që duhen identifikuar dhe venë para drejtësisë sa më shpejt.
Kemi një shtet që i përgjigjet më shpejt nevoja të parcelave të hashashit sesa nevojave të qytetarëve për siguri në çdo aspekt”, shkruan znj. Zhupa. /sarandacity.al/