Një objekt 4-katësh pritet të hidhet në erë në Dhërmi në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”.
Sipas Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kjo ndërtesë një tjetër rast flagrant i tejkalimit të lejes së ndërtimit.
Ditë më parë, po në Dhërmi, IKMT shembi një tjetër objekt pa leje, që madje kishte nxjerrë në shitje apartamentet.
Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë” që nisi në muajin qershor u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetëra persona. /sarandacity.al/