Kryeministri Rama pati konferencën e përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel në Tiranë, disa javë para se kjo e fundit të largohet përfundimisht nga politika. “Askush nuk e ka kuptuar këtë rajon më mirë se kancelarja Merkel”, tha Rama.
“Ishte një privilegj, një nder, një kënaqësi që unë të kisha këtë detyrë, që të kisha mundësinë të njihesha me të, të mësoja prej saj dhe sipas meje, modestisht, sot është një moment ku të gjithë ne jemi të vetëdijshëm qoftë për çfarë kancelarja ka bërë dhe boshllëkun do lërë”, tha ndër të tjera i pari i qeverisë shqiptare, sipas së cilit tani Merkel ka mundësi të vizitojë e shijojë natyrën shqiptare.
“Kancelarja e cila në detyrën e saj ka pasur impenjime në gjithë globin, tani do të jetë më e lirë dhe shpresoj shumë që do ketë kohën dhe dëshirën që të rikthehet në Ballkan dhe Shqipëri, për të lexuar më nga afër realitetin tonë, për t’u shpërblyer me diellin, detin, natyrën dhe humorin e Ballkanit”, shtoi Rama. /sarandacity.al/