Ministri Çuçi shpërndau pamjet e një prishjeje në bregdetin e Dhërmiut, duke paralajmëruar se nuk do ketë tolerim për asnjë ndërtim pa leje.
“Vijon operacioni ‘Bregdeti Ynë’ për shembjen e objekteve të radhës pa leje në Dhërmi. Ajo që nisëm në muajin qershor nuk ka për të qenë thjesht një aksion.
Kush e ka menduar kështu, gabohet rëndë.
Kjo është një punë që do të vazhdojë me vullnetin tonë të plotë për të mos toleruar askënd që zapton e ndërton ku të mundet.
Nisi ky operacion në zonat bregdetare, por IKMT dhe Policia e Shtetit do të jenë kudo tjetër në territorin e vendit ku po tentohet apo janë ngritur objekte pa leje ose që janë në tejkalim të lejes së miratuar”, shkruan ministri i Rendit. /sarandacity.al/
https://youtu.be/HIo1Z37VQdw