Ekonomia dhe turizmi, ishin ndër kryefjalët e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, në prezantimin e synimeve të mandatit të tretë qeverisës.
Aty, ai përmendi dy herë Sarandën për projektet e pritshme.
“Investimet në turizëm do të hyjnë në një fazë shumëfishimi duke hyrë në kantieret e mëdha në Sarandë, në Vlorë, në Durrës dhe në Shëngjin ku jemi më mbrapa se me këto të treja. Portet turistike që do të hapen, dy aeroportet e reja ndërkombëtare dhe në Sarandë ku për pak javë mbyllet gara për investitorin”, theksoi Rama, ku veçoi dhe rritjen e industrisë së peshkimit.
“Tetë vite më parë ishin brima e fundit e kavallit të Ballkanit për eksportin e peshkut. Më shumë mbështetje për fermerët dhe peshkatarët, më shumë sera, inovacion teknologjik, garantim cilësie të inputeve bujqësore.
Kemi një plan konkret që do vihet që në 300 ditët e para të mandatit të ri.
Agroturizmi si një degë e munguar vetëm sa e kemi hapur me sukses në mandatin e dytë dhe në të tretin do duam që të përhapim në të gjithë territorin”, theksoi i pari i qeverisë. /sarandacity.al/