Është thënë sot për herë të parë ajo çfarë nuk është thënë deri më tani për areoportin e Vlorës.
Ky areoport, nga do të nisë për herë të parë linja direkte mes Shqipërisë dhe SHBA, sigurisht me Air Albania, do ketë dhe shërbimin Cargo. Pra, transportin e mallrave.
U theksua kjo nga ministrja Balluku në prezantimin e programit qeveritar, kapitulli i transportit dhe infrastrukturës, ku sigurisht u veçua dhe areoporti i Sarandës.
“Brenda nëntorit do të nisim kantierin e ndërtimit në aeroportin e Vlorës.
Përveç shërbimit civil, kemi është shërbim për mirëmbajtjen e avionëve dhe shërbimin Cargo, pra shërbimin e mallrave nga ajri.
Kemi hapur garën për aeroportin e Sarandës ndërsa aeroporti i Vlorës pritet të mbyllet brenda këtij mandati”, tha Balluku.
Po çdo të thotë kjo për Jugun?
Me shërbimin Cargo, prodhimet e zonës, më saktë mandarinat e Xarës e Konispolit, apo dhe shegët, do imbargohen në avionë drejt tregjeve të ndryshme jashtë.
Kjo lehtësim transporti, ku përfshihet dhe sasia e madhe transportuese, llgaritet të shtojë kërkesën e si pasojë prodhimin. E njëjta gjë edhe për mishin e Labërisë. /sarandacity.al/