Në kapitullin e turizmit dhe mjedisit, në kuadër të programit qeverisës të mandatit të tretë, ministrja e emëruar në këto dy sektorë, Mirela Kumbaro, tha se bregdeti do shpallet pronë se patjetërsueshme.
“Në këtë manadat e kemi prioritet menaxhimin dhe pastrimin e bregdetit.
E kemi të qartë se bashkëjetesa e turizmit dhe mjedisit në të njëjtën kupolë menaxhimi shkojnë bashkë, në të kundërt nuk mund të kemi turizëm cilësor.
Zonat bregdetare janë më produktive për sa i përket larmisë së habitateve, shërbimeve, bizneseve, por është dhe një zonë me problematika.
Kjo mazhorancë ka hedhur themelet e një vëmendje të dedikuar, duke krijuar një agjenci të përkushtuar, por jemi në mungesë të përgjigjes për përkufizimit të qartë që përfshihet në vijnë bregdetare. Nuk gjejmë një kornizë rregullatore të posaçme për bregdetin.
Ne do të hartojmë një draftligj është në proces, për bregdetin, dhe do jetë prioritet. Do të garantojmë zhvillimin e qendrueshëm të zonës bregdetare.
Do t’u japim një status të veçantë zonave bregdetare, përcaktimin e kufijve të qartë të bregdetit. Përcaktimin e bregut të detit si pronë e patjetërsueshme, ndalimin e ndërtimit në bregdet.
Pjesë e programit është edhe reformimi i strukturave ekzistuese që menaxhon bregdetin”, tha Kumbaro. /sarandacity.al/