Ish-deputeti demokrat i Sarandës, Arben Ristani ka bërë një koment mbi situatën aktuale në PD, me çarjen e pamenduar deri dje, Basha-Berisha.
Kritik me Bashën, ai është treguar i afërt me Berishën në këtë zhvillim të ri brënda partisë më të madhe opozitare.
“Janë të gjitha skenarë mbi tavolinë, nga skenari më i keq kur PD kthehet në dyqan të zotit Basha deri te opsioni që është rikthimi i PD te vlerat për të cilat është krijuar. Një PD me vlera konservatore që i qëndron parimeve dhe në këtë rrugë besoj se lëvizja e zotit Berisha është katalizator për të përshpejtuar, sepse aty ka edhe njerëz të tjerë”, tha Ristani.
“Unë apo edhe të tjerë që qëndrojmë kundër Bashës qëndrojmë për parime jo për gjëra personale. Nuk është e lidhur çdo gjë me zotin Berisha. Ka një vendim të DASH që e shpall Berishën ‘non grata’ me një arsyetim të rëndë. Ky lloj vendimi e ka pasojën për zotin Berisha.
Veprimtaria që bazohet në statutin e PD dhe nevojën që ka Shqipëria për një opozitë kontributi i Berishës është i mirëpritur”, arsyetoi njeriu që në 2011 do i jepte Bashës të vetmen fitore në një garë elektorale, atë në tavolinë, për Bashkinë e Tiranës. /sarandacity.al/