Afro 24 orë pas deklarimeve të ashpra të Berishës, si dhe nisjes prej tij të një turi në thelb anti-Basha, ky i fundit u shfaq i pashqetësuar.
Sokëllimave të babait të tij politik të vrarë me largim nga grupi parlamentar, një kusht i vënë ky nga SHBA, Basha iu përgjigj me trimërim politik:
“Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Berishës sa i përket demokracisë dhe aleancës me SHBA.
Dua të jem i qartë: Aleanca e PD me SHBA duhet të mbetet e pacenueshme në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë dhe të së nesërmes të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për këtë arsye ne bashkë me shqiptarët që mezi po presin ndryshimin do bëjmë gjithçka për të realizuar aspiratën e tyre për ndryshim. Nuk ka kthim pas”, tha Basha në një koment të shkurtër për gazetarët. /sarandacity.al/