Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin për prishjen e objekteve pa leje që janë ndërtuar përgjatë vijës bregdetare në plazhet e jugut në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”.
Kështu, IKMT ka vijuar aksionin për shëmbjen e disa bizneseve pa leje në zonën e Radhimës.
Kreu i IKMT në Vlorë, Simbol Pazaj është shprehur se se do prishen objektet që ishte marrur vendimi për tu shembur, por që u pezullua për shkak të sezonit turistik.
“Aksioni ka rinisur dje dhe do vijojmë me prishjen e objekteve që kanë patur vendim prishje më parë, por u ndal aksioni për shkak të sezonit turistik.
Me subjektet është gjetur gjuha e mirëkuptimit, nuk ka patur probleme. U kemi lënë kohë që të heqin objekte që kanë brenda bizneseve dhe urojmë që operacioni të përfundojë me sukses”, tha Pazaj. /sarandacity.al/
https://youtu.be/zrRE8oSgjGs