Po afron vjeshta, sinjalet janë dhënë. Megjithatë, nuk do mungojnë ditët me diell, si në verë, adapte për plazh.
Por ç’ndodh: për shqiptarët, lokali, ose kafeneja më trashë fare, mbetet top-preferenca edhe kur bujaria e natyrës të fton në krahët saj.
Ndërsa të huajt bëjnë diferencën. Ata i gjen buzë detit, jo thjesht për të kënaqur syrin por për plazh klasik, edhe kur vjeshta ka marrë formë reale. Dhe nuk është fjala për mosha të reja, është fjala për mosha të treta.
Pra, janë të huajt, turistët, prej tyre dhe në moshë të thyer, që i gëzohen diçkaje që shqiptarët e kanë bujarisht falas por që as që rreken ta gëzojnë, ta shijojnë, për t’i dhënë një kuptim të bukur ditës.
Ja pra pse jemi aq të varfër mes pasurive.
Vjen i huaji dhe gëzon në pronën tonë, atë që ne e injorojmë në një nivel të frikshëm boshësie. /sarandacity.al/