Kryeministria ka bërë sqarimin e parë publik lidhur jo me një akuzë por me një aludim gazetaresk, mbi një makinë të re të Ramës, me të cilën u shfaq për herë të parë këtë të shtunë, gjatë shkuarjes në Presidencë për betim.
Dhe, nën frymën e direktivës së dhënë vetë për ministrat, duke iu thënë se duhet të sqarojë publikisht çdo akuzë që iu bëhet, nga zyra e tij ka dalë ky sqarim për publikun.
“Automjeti ne fjale eshte ne pronesi te nje subjekti privat, me aktivitet tregtar te regjistruar sipas ligjeve ne fuqi.
Partia Socialiste ka nje kontrate qeraje me subjektin, i cili ushtron prej me shume se 5 vitesh aktivitet ne fushen e shitjes dhe dhenies me qera te automjeteve.
Automjeti nuk ka elemente te vecanta sigurie. Ai eshte marre pasi automjeti i meparshem ne perdorim te Kryetarit te PS, nuk plotesonte me standardet e levizjes per shkak te amortizimit si pasoje e vjetersise dhe numrit te madh te kilometrave te kryer.
Me kete rast theksojme se kryeministri nuk ka blere nje automjet te ri me fondet e buxhetit te shtetit, qysh nga ardhja e tij ne detyre”.
Kujtojmë se që nga koha e të qënit në opozitë, Rama ka përdorur një automjet të dhënë nga vëllai në Amerikë, kjo vite më parë. /sarandacity.al/