Edhe pse ndëshkimi vijon pa ndërprerë për të gjithë ata që shkelin rregullat e qarkuklimit, duket se kjo nuk po ka ndonjë efekt.
Në 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar deri në 35 drejtues, siç thuhet në komunikatën zyrtare.
“Si rezultat i kontrolleve të kombinuara nga Policia Rrugore, Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, përgjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 35 drejtues mjetesh, nga të cilët 18 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 17 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë pezulluar 119 leje drejtimi, nga këto 52 për shpejtësi tej normave të lejuara, 62 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 5 për qarkullim në sens të kundërt.
Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 3456 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore”, thuhet nga Policia. /sarandacity.al/
https://youtu.be/vKygCMnWZsg