Prej sot, deputetja e Sarandës Anila Denaj nuk do jetë më në zyrën e saj si ministre.
Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, njëherësh kreu politik i Qarkut Vlorë, prezantoi pasardhësen e Denajt, Delina Ibrahimaj.
Ministrja Ibrahimaj tha se fokusi i dikasterit do të jetë forcimi i rolit si një udhëheqës institucional që harton e drejton politikat ekonomike dhe fiskale, në mbështetje të të gjitha reformave të Qeverisë.
“Me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, si dhe me stafin drejtues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e institucioneve të saj të varësisë, diskutuam dhe komunikuam se fokusi i dikasterit do të jetë forcimi i rolit si një udhëheqës institucional që harton e drejton politikat ekonomike dhe fiskale, në mbështetje të të gjitha reformave të Qeverisë”, tha Ibrahimaj.
Rritja ekonomike në Shqipëri pritet të jetë mesatarisht 4 % në vit, duke sjellë më shumë vende pune dhe duke mbështetur edhe rritjen e pagave në vend,
Sektorët prioritarë mbi të cilët do të bazohet zhvillimi i ekonomisë janë turizmi, bujqësia, industria përpunuese, energjia e transporti, raporton ATSH. /sarandacity.al/
373370 121974Yay google is my world beater assisted me to find this great web site! . 894493
819520 776509Reasonably unusual. Is likely to appreciate it for those who add forums or anything, website theme . a tones way for your customer to communicate. Nice task.. 194357
959168 952080Id need to check with you here. Which is not something I typically do! I enjoy reading a post that will make folks believe. Also, thanks for allowing me to comment! 316065